Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. Rr., 53 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë.
Në fshatin Nojë, duke drejtuar mjetin tip “Rexton”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Policia informon se drjetuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë iu vunë prangat për akuzën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





