Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Ura e Tapizës-Fushë Krujë.

Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2021, rreth orës 05:17, në aksin rrugor Ura e Tapizës-Fushë Krujë, një mjet me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Kamëz, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.