Një 72-vjeçar mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në aksin Velipojë-Rrjoll.

Policia njoftoi se 72-vjeçari K.M ishte në drejtimin e motomjetit kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në aksin rrugor “Velipojë-Rrjoll”, shtetasi K. M., 72 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar 72-vjeçari i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.