Ish-kampioni i botës në MotoGP, Max Biaggi është shtruar në spital pas një aksidenti të rëndë me dëmtime të shumta gjatë provave.

45-vjeçari u plagos rëndë gjatë provave në garën “Supermoto” këtë fundjavë në garën e Sagittario në afërsi të Romë.

Biaggi kampion në Moto Gp në vitet 2010 dhe 2012, u dërgua menjëherë në spitalin e Romës me helikopterin e urgjencës pasi humbi kontrollin e motorit të tij.

Agjencia italiane e lajmeve AGI, raporton se Biaggi ndodhet jashtë rreziku për jetën, por ankohej për dhimbje të mëdha në brinjë.