Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm me pasojë plagosjen e drejtuesit të një motori. Ai ndodhet në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Rubjek-Manëz, shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.