Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Një i ri i identifikuar me inicialet E. C., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





