3 dhjetor 2014 – Sami Khedira e kaloi natën në spital pas goditjes në kokë që mori gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Copa del Rey mes Real Madrid dhe Cornella. Gjermani u godit në kokë nga një lojtar kundërshtar duke humbur menjëherë ndjenjat. Ai mori ndihmën e parë në fushën e lojës, ndërsa më pas u transferua në spitalin e Madridit, shkruan "AS". Real Madrid e fitoi ndeshjen me shifrat 5-0.





