Një shtetas, që kishte mbërritur në plazhin e Durrësit së bashku me familjen, ka humbur që prej mesditës së djeshme.
Sipas policisë së Durrësit personi që ka humbur është “shtetasi Jakup Ramadani 67 vjeç, lindur dhe banues në Gostivar. Është rreth 1.67 cm i gjatë dhe trup i dobët. Ka të veshur një bluzë me krahë të shkurtra, ngjyrë blu, pantallona të shkurtra, ngjyrë jeshile dhe sandale”.
Në të njëjtën kohë policia, duke iu referuar të dhënave të marra nga familjarët e Ramadanit, informon se “67-vjeçari është i sëmurë me diabet, nuk ka dhëmbë dhe i dridhet buza”.
Për të ndihmuar sa më parë në gjetjen e pushuesit nga Gostivari, policia e Durrësit fton “qytetarët të cilët e shohin shtetasin e mësipërm të telefonojnë në numrin 0694110217”.





