Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e shtetasit Çlirim Leskaj 39 vjeç, banues në Durrës, i cili është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më.
Është rreth 170 cm i gjatë, flokë të zeza dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë të zezë me viza ngjyrë të kuqe, pantallona sportive ngjyrë të zezë dhe xhaketë sportive ngjyrë blu.
Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor dhe nuk flet.
Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.
Mbrëmjen e së martës, policia e Durrësit njoftoi për humbjen e një 37-vjeçari, që ishte larguar nga shtëpia në datë 1 tetor.
Fatmirësisht, rreth një orë pas publikimit në media të lajmit të humbjes së Mariglen Gjorovenit, policia njofton se 37-vjeçari ishte gjetur.





