16 nëntor 2015 – Duket si një vajzë normale 29-vjeçare, e qetë dhe me një jetë brenda normave.
Por shumë pak mund ta mendonin sekretin e errët që fsheh bukuroshja Izzy Barnett. Ajo aktualisht po shërohet nga varësia shkatërruese për pornografi.
Ishte 22 vjeçe kur Izzy pa filmin e saj të parë për të rritur me sugjerimin e të dashurit të vjetër, kjo sepse ajo ishte e dëshpëruar për t’i bërë atij përshtypje.
Por, Izzy nuk e kishte idenë se shumë shpejt do të bëhej një nga femrat më të varura prej videove seksi, duke i parë atë mbi 9 orë në ditë.
Fiksimi i saj jo vetëm që shkatërroi marrëdhënien e saj me të fejuarin, por humbi gjithashtu punën dhe miqtë.
/portali DurresLajm/