Policia e Tiranës ka njoftuar se 2 vajza të moshës 17 dhe 18 vjeçe kanë braktisur banesat e tyre. Njëra është një 17-vjeçare e strehuar në fshatin SOS. Ka qenë një punonjëse e “SOS” ajo që ka bërë kallëzim në polici për largimin e adoleshentes.

Po ashtu nga shtëpia është larguar edhe një 18-vjeçare në Tiranë. Denoncimi në polici për këtë rast është bërë nga nëna e saj. Vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre.