Gjykata turke ka lënë sot në burg 2 ushtarët grekë të arrestuar pak ditë më parë në një pyll të territorit turk.

Avokatët e nëntogerit Angjelos Mitretodi dhe rreshterit Dhimitris Kuklaxhis u paraqitën në gjykatën turke për gjykimin e çështjes, dhe u njohën me vendimin që oficeret të mbeten në arrest deri në përfundim të hetimeve. Çështja ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa për Greqinë dy oficeret janë kthyer tashmë heronj.

Ne median greke çështja ka prioritet, ndërsa spekulime mediatike theksojnë se arrestimi do të zgjasë deri në maj, kur Gjykata e Lartë e Greqisë të marrë vendimin për 8 oficerët turq që hynë në shtetin helen, pas puçit të shtetit në Turqi. Më një mars, 2 oficeret grekë humben drejtimin në vijen lufitare të Evros.

Ata thanë në gjykatën turke se humbën orientimin nga moti i keq dhe debora, ndersa po vëzhgonin disa gjurmë në dëborë. Greqia kërkon lirimin e menjehershëm, por nuk ka asnjë shenjë optimiste se kjo çështje do mbyllet deri në Pashkët Ortodokse, me 8 prill, një datë simbolike për Greqinë.