Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ka përkujtuar sot 4 policët e vrarë në masakrën e Durrësit në 7 gusht të vitit 2009.
Në 7 gusht të vitit 2009, gjatë operacionit për kapjen e Dritan Dajtit, mbetën të vrarë 4 efektivë policie, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari.
Ish-kreu i Policisë ai që i ka kujtuar këta 4 heronj duke shkruar: Nderim, Respekt, Mirenjohje dhe Dhimbje për këta katër heronj që dhanë jetën e tyre më 7 gusht 2009. Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari. I përjetshëm kujtimi i tyre.





