Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar policinë se po dhunon e vret të pambrojturit.
Në një postim në Facebook, Vasili përmend Enea Ftoin dhe Ardian Kallmin, "të cilët humbën jetën brenda pak ditësh pasi policia i dhunoi, u bëri presion dhe u tregoi forcën e saj të çfrenuar", shkruan deputeti opozitar.
POSTIMI I PLOTË
Policia dhunon e vret te pambrojturit dhe ministria e brendeshme rri e veshtron.
Enea Ftoi dhe Ardian Kallmi humbin jeten brenda pak ditesh pasi policia i dhunoi,u beri presion dhe u tregoi forcen e saj te çfrenuar.
Policia tregon histerine e forces me qytetare te thjeshte e te pambrojtur, por u mban ison trafikanteve krimineleve dhe u hap dyert qe te ikin, drejtoreve te policise te akuzuar si drejtues te trafikut te droges.
Do dale ministria e brendeshme dhe do na mbushe mendjen qe fajtore jane vete ata qe humben jeten.
Edhe nje jete e vetme e humbur do te mjaftonte si nje akuze tronditese per te gjithe keta,qe drejtojne ministrine e brendeshme dhe policine qe keta te jepnin doreheqjet nga i pari deri tek ata qe ekzekutuan dhunen.
Por kjo kerkon moral dhe ndergjegje,por keta s’kane as te paren as te dyten.





