Është bërë publike video e momentit kur makina që po udhëtonte nënë e bir ka çarë kangjellat dhe ka përfunduar në lumin Osum.

Siç shihet dhe në video, mjeti tip ML që drejtohej nga Xhaferraj, nuk është përplasur me asnjë makinë tjetër, por ka humbur kontrollin dhe më pas ka thyer kangjellat.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën nëna dhe djali i saj 6 vjeç.