Dy turistë nga Belgjika, një djalë i moshës 25-vjeç dhe një vajzë 26-vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibaj, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë.

Mësohet se duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë.

Ata kanë kërkuar ndihmën e policisë, ku e kanë parë të pamundur për të shkuar në destinacion.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turistëve, në vendin e quajtur “Stakaj”.

Turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.