Personi që shihni në foto është gjetur pasditen e sotme i humbur në sheshin “Liria” në Durrës.
I pyetur nga kalimtarët e rastit i moshuari rreth 70-vjeç nuk mban mend emrin apo adresën ku jeton.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë shoqërur të moshuarin në komisariat.
Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi, mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës.





