Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas disa ditësh në spital duke u mjekuar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Gargalianoi në Greqi, ku i riu u gjet i shtrirë në trotuar të premten e kaluar.

Sipas mediave greke, 19-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë. Për shkak të gjendjes delikate, ai ishte dërguar në një spital në Athinë.

Identiteti i tij nuk është bërë me dije, por sikurse raportojnë mediat greke, besohet se ai ishte rrëzuar nga lartësia dhe kishte rënë në trotuar. Kjo pistë dyshohet për shkak të plagëve në kokë, duke përjashtuar mundësinë e dhunimit nga persona të tjerë.