DURRËS, 10 nëntor 2014–  Ros Clarke, futbollist i Linfield, humbet këpucët gjatë një përplasjeje me një kundërshtar, por pavarësisht kësaj vazhdon të luajë me çorape dhe për më tepër jep një asist për shokun e skuadrës që tund rrjetën kundërshtare. Nuk është hera e parë që një futbollist bën një veprim të tillë. Vitin e shkuar Matri shënonte një gol me fanellën e Juventusit pa patur këpucë në këmbë.