11 gusht 2015 – Një pushues boshnjak 73-vjeçar ka humbur pasditen e sotme në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës.

Hasan Hoxhiç rezulton i humbur që prej orës 16:00 të së martës, sipas denoncimit të bërë nga vajza dhe bashkëshortja në komisariatin e policisë.

Uniformat blu kanë nisur kërkimet nga toka dhe deti për pushuesin, i cili ka të veshura pantallona të shkurtra të bardha.

Policia bën thirrje që për çdo informacion të telefonohet në numrin 129.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/