Tre shqiptarë dhe një italian u arrestuan nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë rrëmbyer dhe kanë mbajtur peng një të ri në këmbim të një shume parash.
Sipas policisë, i riu u mor peng në shtator të 2016s. Ai u la i lirë, pasi babai i tij kishte paguar “gjobën” prej shtatë mijë eurosh, që i kishte vënë banda e shqiptarëve së bashlui dhe italiani.
Mediat italiane shkruajnë se arrestimi u bë në Pergine Valsugana dhe pengu akuzohet se kishte humbur një kg marijuanë të cilën ishte ngarkuar me detyrën që ta ruante.
Mediat italiane shkruajne se të arrestuarit janë Enrik Fetahu, Kreshnik Dedej, Enea Vrapi dhe italiani Vincenzo Longobardi.





