Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, pas humbjes së babait të saj i cili vuante nga demenca, u shfaq mbrëmjen e djeshme (4 nëntor) në skenën e “BBVK”, emision që moderohet prej saj dhe Alaudin Hamitit.

Moderatorja hapi emisionin duke i bërë një dedikim prekës babait të saj, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Ajo u shpreh se nga çdo sukses ia dedikon “ëngjëllit të saj në qiell”.

Këtë dalje timen sot, çdo dalje tjetër dhe çdo projekt timin, prej sonte ja dedikoj babit tim, ëngjëllit tim”, deklaroi Jonida e përlotur.

Kujtojmë që disa ditë më parë vetë Jonida ndau lajmin e trishtë se babai i saj, i cili prej javësh ndodhej në gjendje kritike, ishte ndarë nga jeta.

Me një postim në InstaStory, moderatorja i dedikoi fjalë prekëse të atit duke shkruar “ma bëre shpirtin copë o ba”. Jonida Vokshi u shpreh se do e dojë deri në frymën e fundit.

“ Do të të dua deri në frymën time të fundit, deri kur të takohemi serish!”, shkruan ajo.

Ndërsa në një tjetër postim që e shoqëroi me imazhe me babain nga dasma e saj  shkroi: “Nje pjese e shpirtit tim eshte prane teje tashme, ma more me vete bush, pika ime e dobet ti!

Boshllekun e madh qe me le do mundohem ta mbush me kujtimet tona te bukura dhe te tilla ne kemi pambarimisht. Dhembje e letrashkrueshme, nuk di si do ja bej pa ty, qe te kisha kudo me vete, askund pa te marre.

Dhemb shpirti, sa nuk e di si po mundem ti shkruaj keto fjale mes lotesh. Por te premtoj do ta kthej ne force per ty, se keshtu do doje ti, se keshtu me ke mesuar ti.

Jam e bekuar qe jam gjaku yt! Jam e bekuar qe tashme kam engjellin mbrojtes me te mire ne qiell ! Te dua shpirti im, perjete bushi im🤍🪽”