Në 4-vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit, Ekelejda Alizoti ka shprehur përmes një postimi të ndjerë dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gencit.
Një nga dhimbjet më të mëdha të saj është fakti që s’ka pranë bashkëshortin për të para nga afër rritjen e të birit, Jurgenit, që siç shprehet edhe vetë po i ngjan jashtëzakonisht të atit.
“Unë dhe Jürgen drekuam e në vend të urimit për ditëlindjen tënde, uruam Zotin që të krijoi ty. Sa keq më vjen që nuk arrite të shihje nga afër Jürgenin tek rritet e burrërohet. Sa shumë po të ngjan, tmerrësisht shumë. Por të lutem, të përgjërohem, mos e lejo kurrë të të ngjajë dhe në jetëgjatësi.
Kemi një djalë të mrekullueshëm që ka marrë anët më të mira nga ne të dy”,- shkruan ajo ndër të tjera në postim.
Ndërsa kujton dhimbjen që u shkaktoi ndarja e tij e parakohshme nga jeta, ajo shkruan:
“Prehu i qetë gjysma ime më e mirë, ëngjëlli ynë mbrojtës!”
Ish-Prefekti i Durrësit, Genc Alizoti ndërroi jetë më 16 shkurt të vitit 2017.
I drejti, i miri,i dashuri dhe zemërbardhi Genci im. Sot pa mbërritur ora 00:01 do të të kishim uruar ditëlindjen të…
Posted by Ekelejda Trungu Alizoti on Tuesday, February 16, 2021





