Klotilda Greku, e cila humbi bashkëshortin e saj Sajmir Grekun bashkë me vjehrrin dhe vjehrrën nga tërmeti i 26 nëntorit është sistemuar në banesën e saj të re 2+1 në Tiranë.
Ajo u vizitua sot nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të cilët i garantuan mbështetje të plotë me gjithçka që ka nevojë. Krahas apartamentit të ri i cili është mobiluar me çdo gjë të nevojshme dhe mbështetjes së menjëhershme financiare, po punohet për t’i lidhur vajzës një pension të posaçëm për shkollim.
Bashkia e Tiranës është angazhuar që bashkë me qeverinë të sistemojë me banesa dhe të mbështesë financiarisht të gjithë familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur nga Tërmeti.
Nga ana tjetër, do të rindertohen të gjitha banesat e dëmtuara, ndërkohë që ato me dëmtime të pjesshme do të meremetohen. Gjer në zgjidhjen përfundimtare, Bashkia e Tiranës ka ofruar bonus qiraje 100 % për familjet e prekura nga tërmeti.





