Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për farmacisten 44-vjeçare që humbi bejetën me koronavirusin sot në spitalin Infektiv. Ajo banonte në Durrës dhe profesionin e saj e ushtronte në Fushë-Krujë, ndërkohë që prej 10 ditësh ishte e shtruar në spitalin Infektiv.

Sipas Urdhrit të Farmacistëvve të Shqipërisë, ndarja nga jeta e 44-vjeçares është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

“Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45-vjeçare koleges sonë të nderuar.

Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Xhire!”.