Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta parakohe të mjekut të kombëtares Ylli Mihali, i cili humbi betejën me Covid-19.

Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se Mihali ishte njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, duke e cilësuar një ditë të zymtë për familjen e tij dhe kuqezinjtë.

YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19. Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën”, shkruan Rama.