Aktorja e humorit Delinda Disha ndau një lajm të trishtë me ndjekësit.

Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo tregoi për humbjen e binjakëve që do të sillte në jetë.

Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi aktorja e humorit konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël.

Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan Delinda.

Ndonëse dhimbja vazhdon të jetë e thellë, Delinda Dushi ka treguar kurajo të jashtëzakonshme duke gjetur forcën të ngjitet në skenën e teatrit dhe të interpretojë një rol të ngjashëm me historinë e saj.

Sonte kisha shfaqjen, ndonëse e pamundur psikologjikisht po ia arrita të interpretoj Silvin. Një femër që do me patjetër të ngelë shtatzënë dhe pas shumë aborteve dhe tentativave për të ngelur në fund birëson një vajzë. Shumë faleminderit të gjithë për mesazhet, urimet, fjalët e ngrohta.

Gjithë energjinë pozitive që mora do ja dal se kam një familje të mrekullueshme, miq të mirë dhe mbi të gjitha njerëz që më duan”, shkruan Delinda.