Pak ditë pas vdekjes tragjike të Zenelit 4-vjeçar, babai i tij, Asman M. flet për dhimbjen që i ka shkaktuar humbja e fëmijës së tij të vetëm. Në një intervistë për blick.ch, ai shprehet se po merr mbështetje të madhe nga familjarë dhe të tjerë që po e ngushëllojnë.

“Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”, thotë babai i pikëlluar.

Djali i vogël teksa po luante në një park me bashkëmoshatarët në Zvicër ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një lumë aty pranë.

Ai ka kërkuar që në vendin ku rrëshqiti djali i tij Zeneli duhet të vendoset një gardh si element sigurie, pasi sipas tij, të njëjtin fat mund të pësojnë edhe fëmijët e tjerë.

Është vend shumë i rrezikshëm. Nuk dua të dëgjoj më që ndonjë fëmijë tjetër të pësojë atë që pësoi im bir”, shtoi babai i Zenelit. Trupi i pajetë i vogëlushit 4-vjeçar ndodhet në institutin e mjekësisë ligjore dhe pritet që të martën të përcillet për në banesën e fundit.