Nëna e djalit të mitur 6-vjeçar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Shëngjin, pasi u përplas nga një makinë, i ka dedikuar disa rreshta prekëse djalit të saj në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se nuk ka më dëshirë të jetojë dhe i lutet zotit ta largojë nga kjo botë e ta bashkojë atë me djalin e saj.

“O Shpirt o zemer o jeta mamit ti ma vrave shpirtin o zemer, pse ike ngele vetem o shpirt, pse nuk vdiqem te gjith me ty pse o i bukuri im a po te mungoj mami ty,si do fle un pa ty………… o Zot me vdis dhe mua o zot.”, janë fjalët rrëqethëse të nënës së të miturit.

Si ndodhi ngjarja:

I mituri sëbashku me familjarë të tij po shkonte për në plazh, kur në një moment, u është shkëputur nga duart dhe furgoni e përplasi duke i marr jetën.

Për aksidentin u arrestua nga policia shoferi i mjetit, 56-vjeçari Shtjefen Prenga. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:45 në qendër të qytetit të Shëngjinit.