Zamira Durda nëna e një djali që mbeti i vdekur nga shpërthimi në Gërdec në moshën 7- vjeçare, ka deklaruar para mediave se ndihet e zhgënjyer nga SPAK dhe se pyetjet që i bëjnë Mediut para dëshmitarëve, janë qesharake

Sipas saj në seancat ku ajo ka marrë pjesë shpesh herë ka ngritur zërin dhe e kanë nxjerrë përjashta.

Zamira Durda: Do doja një zëri të di a më mbështesni, jeni me mua dua ta dëgjoj njëzëri! Dua ta di ose ngrini dorën ose fliteni me zë të lartë. Ok faleminderit, që mos më bëhet pyetja që ti je vetëm.  Unë doja të dija mbështetjen tuaj, mos e dëgjoj më këtë pyetje prej 16 viteve.

Shpresoj tek SPAK-u, do jetë i drejtë, jemi fyer deri tani në një sallë, dy prokurorët e SPAK-ut, familjarë gazetare, dhe pyetjet që bëhen janë qesharake qe viktimat ofendohen. Në sallë më kanë thënë mos fol se do dalësh përjashta. Media është njëshi sepse ka vrarë 26 jetë, ka qindra të plagosur dhe të gjymtuar, është për turp dhe neve na fyejnë, nuk duroj më, unë do bërtas, le të më nxjerrin jashtë, unë do e ngre zërin dhe të gjithë faleminderit që më kanë mbështetur. I bëjnë pyetje qesharake, Ministri nuk pranoi ti përgjigjej pyetjeve të SPAK-ut, ishte shumë vrastare. Ai do mbrohet, pyetjet që i janë bërë para dëshmitarëve, kanë qenë shumë qesharake, ai vjen çdo seancë dhe ka përballë punonjësit e vetë që ka pasur dhe kjo është një presion. “A ishte gjuha anglezë gjuha primare për t’u punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes”, kjo pyetje  është qesharake për viktimat.

Unë po zhgënjehem nga dita e ditës në dyert e SPAK-ut, prokurorët nuk duhet të ulin veten dhe të bëjnë ato pyetje, të mos fliten për viktimat, por për aktet administrative, këto janë qesharake, nuk janë 26 jetë pule janë 26 jetë njerëzish. Djali im ka 16 vite që tretet, do ishte 24 vite që tretet. Të gjithë kanë dijeni për atë që ndodhte këtu.