Disa ditë më parë, stiistja e njohur durrsake Lira Koça dhe bashkëshorti i saj, Leonardi, kreu i njësisë administrative nr.2 në Durrës, humbën djalin e tyre të vogël Xhinon.

Me qindra ishin mesazhet e ngushëllimit në adresë të familjes Koça, për humbjen e tyre të madhe. Ditën e sotme, stilistja e njohur ka thyer heshtjen dhe përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar të gjithë miqtë e dashamirësit se pasditen e së dielës, në një lokal në qendër të qytetit, do të zhvillohen homazhet në kujtim të 29-vjeçarit Xhino.

Stilistja Koça nuk harron t’u kujtojë të gjithëve respektimin rigoroz të masave anti-covid.

“Njoftim:
Te dashur Familjare dhe Miq, ne pamundesi per te pritur vizita ngushellimi ne ambjentet e shtepise, per shkak te masave anti-covid,
Ju njoftojme se familja jone ka vendosur qe diten e diele me dat 23.08.2020, ne ambjentet e Bar Oborri (Sheshi Iliria, ne krah te Bashkise Durres) duke filluar nga ora 17:00, te presim vizita, te kryejme homazhe ne kujtim te Xhinos tone…
Lutemi te respektoni te gjithe masat anti-covid duke vendosur maske dhe ruajtur distancat.
Falenderues nese do jeni pjese e kesaj perkujtimore te djalit tone te dashur.
Me rrespekt Edlira dhe Leonard Koça.”,-
shkruan stilistja e njohur.

29-vjeçari Xhino Koça humbi jetën pak ditë më parë, kur u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku po kurohej për koronavirusin.