Një adoleshent rumun realizoi ëndrrën e tij duke luajtur në futbollin profesionist, pavarësisht se ha humbur njërin krah pas një aksidenti një dekadë më parë.

Heroi është Kozmin Lambru, i cili hyri nga stoli 9 minutat e fundit për skuadrën e kategorisë së tretë Petrolul Ploieshti, në sfidën e kupës përballë Miovenit mbrëmjen e së martës.

Vendësit u eliminuan me penallti 4-3 pas kohës shtesë, por rezultati nuk e eklipsoi dot ditën e djaloshit rumun. Ai humbi krahun e tij në moshën 8- vjeçare pasi u godit nga një kamion.

Ai ishte duke ecur me shokët e tij në rrugë kur u aksidentua dhe mjekët duhej t’ia prisnin krahun me patjetër për t’i shpëtuar jetën.

Doktori Otilia Rakasa bëri mrekullinë duke ia ruajtur pjesën më të madhe të gjymtyrës. Por djaloshi nuk u dorëzua kurrë për të realizuar ëndrrën e tij dhe shkoi në Itali ku bleu edhe protezën, me të cilën zbriti në fushë që këtë javë.