Një aksident i ndodhur mëngjesin e djeshëm ka rezultuar fatal për një 18-vjeçar.
Policia njofton se i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në spital, ku pavarësisht ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Njoftimi:
Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas.