Këngëtarja Evi Reçi është përlotur gjatë intervistës në #Expuls teksa ka kujtuar familjarët e saj të cilët humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit.

Evi mes lotësh ka rrëfyer për ndarjen nga jeta të familjes prej katër personash të xhaxhait të saj dhe mikes së fëmijërisë.

“Kjo është Kristi, kushërira ime e cila nuk jeton më. Është moment shume delikat… është njëra prej anëtarëve të familjes qe humbën jetën nga tërmeti i 26-nëntorit. Shumë njerëz kanë qenë pranë meje kur doli lajmi për lidhjen familjare që kisha. Kristi këtu është shumë e vogël, vinte shpesh në Greqi për t’më takuar.

Kam shumë kujtime të bukura. Kisha shumë kohë pa e parë. Nuk kam folur për tërmetin prej shumë kohësh, e kujtoj si një ëndërr të keqe…. Kuptova rëndësinë e jetës, kuptova që njerëzit nuk janë përgjithmonë, kuptova qe mund të ikin shumë të rinj njerëzit” –u shpreh ajo mes lotësh.