Pak ditë më parë, modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend u përballën ndoshta me lajmin më të keq të jetës së tyre.

Teigen humbi fëmijën e saj pas disa problemeve që pati me shtatzëninë. Së fundmi, artisti i ka dedikuar një këngë bashkëshortes së tij.

Teksa u shfaq në Billboard Music Awards 2020, për të interpretuar “Never Break”, Legend u shpreh se kënga ishte një dedikim për të shoqen. “Kjo është për ty Chrissy”, u shpreh muzikanti i përlotur teksa zëri i dridhej nga emocionet.