Mançester Siti nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e Brentford. Dhe pse pati avantazhin e dy golave, sërish u barazua në fund.
Pas ndeshjes, Guardiola e kishte humbur gjakftohtësinë. Dhe pikërisht te Ortega dhe Gvardiol u shfaq mjaft i inatosur. Pas ndeshjes ndërkohë, befasoi duke treguar çfarë bisedoi me lojtarët.
“Sa mirë që luajti (Gvardiol). Luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. Folëm për një aksion, por e njëjta gjë dhe për Ortegën. I thashë sa mirë që luajti, sa mirë i pasoi Erling, sa i impresionuar jam veçanërisht me këto dy lojtarë”, u shpreh Guardiola në përfundim të sfidës.
Ndoshta kjo dhe një mënyrë për të mbrojtur skuadrën e tij, që ka zhgënjyer shumë kohët e fundit.