Dhimbje e madhe dhe mesazhe rrëqethëse janë ato që miqtë, kolegët, gazetarët dhe të njohurit kanë shkruar pas lajmit tragjik se Armand Hallvaxhiu, kameramani i “News 24”, djali me pasionin e madh për zhytjen, humbi jetën në Shpellën e Haxhi Ali-ut.
Postimi i gazetarit Erjon Skendaj:
“O shok, o mik, o Mandi sa e rënde dhe e vështire qenka të shkruash për ty tani që nuk je me. O zot nuk e besoj ende që ka ndodhur vërtete edhe pse m’u desh që të lexoj e rilexoj mbi 10 here lajmin tënd të fundit me zërin që më dridhej e që nuk me linte ta përmbyllja leximin.
Por ti ike si kampion, se ti i tille ishe në ato që dije të bejë më mirë. Në mend me vijne një mori kujtimesh që i ndamë bashkë që nga përmbytjet në Shkoder, 21 janari e në çdo protestë e ngjarje te bujshme. 10 vite kujtime me ty shok e mik i mire. I tille do mbetesh për ne shoket e tu të news 24. Qofsh i xhenetit mik. Zoti i lehtesoftë dhimbjen e madhe familjes tënde”, shkruan Skëndaj.





