Policia e Lezhës ka reaguar pas vdekjes së 19-vjeçarit nga Kosova i cili u mbyt në Shëngjin.

Në një deklaratë për shtyp, uniformat blu njoftojnë se, rreth orës 13:00, viktima hyri për t’u larë në det dhe dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes. 

Gjithashtu, Policia bën me dije se, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

“Shëngjin/Informacion paraprak. Rreth orës 13:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi kosovar Sh. S., 19 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.“, njofton Policia.