Kanë vijuar kërkimet gjatë natës për gjetjen e 64-vjeçares nga Tirana e cila ditën e djeshme duke bërë guida turistike me një grup prej disa personash, nga Parku i Llogorasë për në gadishullin e Karaburunit ka humbur orientimin.
Kërkimet për gjetjen e saj kanë nisur mbrëmjen e djeshme ku katër persona dy të ADZM së dhe dy punonjës policie kanë shkuar për disa orë me këmbë në zonën mbi Gjirin e Gramës në Karaburun, në vendin e quajtur burimet e “Dedë Hilës “ku dhe kontakti i fundit me gruan 64-vjeçare ka qenë në këtë zonë.
Pasi kanë shkuar atje natën nuk kanë gjetur asnjë shenjë të gruas. Është bërë kontrolli në të gjithë zonën por nuk kanë gjetur asnjë shenjë.
Punonjësit e policës dhe ata të ADZM janë ndare në dy grupe për të vijuar kërkimet në kthim, por edhe ne kthim deri në zbardhjen e ditës nuk kanë mundur ta gjejnë zonjën nga Tirana.
Kërkimet vijojnë ende.





