Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Bilisht – Miras.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, aty ku një mjet tip “Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur fillimisht me një mjet tjetër fuoristradë e më pas ka përfunduar i përmbysur jashtë rrugës.

Nga ky aksident ka mbetur i plagosur pa probleme për jetën, drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin e Devollit për ndihmë mjekësore.

Shkak i këtij aksidenti sipas policisë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e drejtuesit të mjetit tip “Benz”.

Specialistët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti.