Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri ka humbur kontrollin e mjetit dhe  ka dalë nga rruga. 

Mësohet se ai është përplasur me dy automjete të tjera, si pasojë është dëmtuar pasagjerja, e cila është dërguar menjëherë në spital. 

“20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me dy automjete të tjera. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja në automjet, shtetasja 20 vjeç, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.