Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës pasi teksa drejtonte mjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën metalike mbrojtëse të rrugës dhe për pasojë është lënduar pasagjeri.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin K.Z.,19 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Arrestimi i tij u bë pasi mëngjesin e sotëm ky shtetas duke lëvizur me automjetin e tij në aksin rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit , ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën metalike mbrojtëse të rrugës, për pasojë është lënduar pasagjeri, shtetasi G.P., 20 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.