Një 21-vjeçar është aksidentuar këtë mbrëmje në Krujë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit.
Shtetasi me iniciale M.Q. ka goditur me makinë një shtyllë të tensionit elektrik dhe për pasojë është dëmtuar lehtë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në Nikël, njofton policia.
Njoftimi i plotë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, në Nikël, shtetasi M. Q., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.
Për pasojë është lënduar lehtë 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





