Një grua mbeti e plagosur këtë mëngjes në Lezhë, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë u përplas me qepenin e një dyqani në anë të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”. E plagosura është dërguar në spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa dyqani ka qenë i mbyllur fatmirësisht duke mos lënduar persona të tjerë.

Ende nuk dihen arsyet përse gruaja humbi kontrollin e mjetit, ndërkohë që ka nisur hetimi për rastin.