Policia Rrugore në Durrës ka arrestuar 2 persona për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.

Mësohet se në pranga të policisë kanë përfunduar shtetasit me inicialet e mëposhtëme:

S. M., 25-vjeç, banues në lagjen Nr.8, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

F. M., 59-vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar motorin pa leje drejtimi, ka humbur kontrrollin dhe ka dalë jashtë rruge, si pasojë është lënduar vetë dhe vajza e tij që ishte pasagjere.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugorë në DVP Durrës arrestuan 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”, shtetasit ;

S. M., 25 vjeç, banues në lagjen Nr.8, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.

F. M., 59 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrrollin dhe ka dalë jashtë rruge, si pasojë është lënduar vetë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja (vajza e tij), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.