Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Roskovec, ku një 50-vjeçar duke drejtuar një motorrkorrëse ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një vaskë peshku, e për pasojë ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.