Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit, lindi një debat mes opinionistes Balina dhe këngëtares. Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë gjatë këtij spektakli dhe këtë po e bënte për vëmendje.

Ndërkohë këngëtarja pas kësaj akuze kërkoi të dilte nga shtëpia dhe në këtë moment humbi ndjenjat dhe ra në tokë.

“Dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë në këto momente, Arbana dua të lë shtëpinë,“– tha Fifi disa herë rresht dhe më pas ra në tokë.

Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u mblodhën rreth saj dhe nisën t’i hidhnin ujë.

“Uje, ujë, ujë,”– u dëgjuan të thonin ata.

Pas këtij momenti Fifi u asistua nga mjekët dhe mes shumë dyshimesh vendosi që të vijojë të qëndrojë brenda shtëpisë së Big Brother pavarësisht gjendjes së saj.

Ndërkohë që banorët e tjerë u ndanë në mes në lidhje me vendimin që Fifi të vijojë garën, pasi sipas tyre ata do të jenë shmë të rezervuar tani e tutje në debatet me të.