Forcat e Policisë së Vlorës, pas shumë orësh kërkime, kanë gjetur turisten austriake, që kishte humbur në Gadishullin e Karaburunit. 45-vjeçarja është gjetur midis Gjirit të Gramës dhe Gjirit të Anglezit në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistja mësohet se gëzonte një gjendje të mirë shëndetësore, teksa është shoqëruar me gomonen e policisë drejt Vlorës, për kontrolle të mëtejshme dhe marrje në pyetje.