Megjithëse humbi në garën për kryetare bashkie në Durrës, kandidatja e Bindjes Demokratike, Valbona Sakollari, duket se është e vendosur të vazhdojë të merret me politikë.

Kur ka kaluar një javë nga dalja e rezultateve të 30 qershorit, Sakollari ka shprehur opinionin e saj në një status në Facebook lidhur me mos marrjen e asnjë investimi nga ana e BE për Shqipërinë në samitin e Poznanit, në Poloni.

Postimi i Valbona Sakollarit:

8 projekte të financuara nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, për 2019, në vlerën 180 milion euro.
Për mungesë projektesh, Shqipëria nuk përfitoi asnjë euro. Ja ku duhet të punojë qeverisja për të drejtuar burimet njerëzore, me qëllim zhvillimin e vendit dhe jo në polemika të pavlera drejtuesish të paaftë, të çfarëdo ngjyrimi. wbif.eu