Gjendet 64-vjeçarja qe kishte humbur kontaktet dje në mbrëmje në Llogara.

Sipas policisë, 64-vjeçarja është gjetur te vendi i quajtur “Gropat e Pirit” në gadishullin e Karaburunit, një zonë midis Llogarasë dhe Karaburunit. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen D. E., 64 vjeçe, e cila kishte humbur orientimin, për shkak të mjegullës, dhe ishte shkeputur nga pjesa tjetër e grupit të guidës turistike, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 09:30, pas shumë orësh kërkime nga grupi i përbashkët i kërkimit të Delta Forcë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja e shtetases D. E., në vendin e quajtur “Gropat e Epirit”, në Karaburun.

Shtetasja D. E. është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet nga grupi i Policisë, në Stacionin e Policisë Orikum, për t’iu bashkuar familjarëve të saj.